Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
400 milionë euro për Yamal, sauditët “thyejnë bankat” për talentin e Barcelonës
14 Tetor 2025 7:58 Alfred Lleshi Edhe pse është një nga lojtarët më të kërkuar në botë, Barcelona mohon çdo ofertë për Lamine Yamal. Sipas mediave, Al-Hilal kishte bërë një ofertë rekord prej 400 milionë eurosh për 7 vite kontratë, që do ta bënte shitjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Katalanasit theksojnë se 18-vjeçari nuk është në shitje. Nuk është hera e parë që vjen një ofertë e madhe për Yamal. Në mars të vitit të kaluar, PSG kishte ofruar 200 milionë euro, të refuzuar po ashtu. Me vetëm 18 vjeç, Yamal është një nga yjet kryesore të Barcelonës dhe ka thyer të gjitha rekordet e moshës. Ai ka rinovuar kontratën deri më 2031, duke u bërë një nga lojtarët më të paguar të...