Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Silvinjo: Miqësoreve nuk u besoj, vëmendja ime dhe e lojtarëve te ndeshjet e nëntorit
Adriatik BALLA Shqipëria mundi në stadiumin e Leskovacit përfaqësuesen e Serbisë 1-0 dhe siguroi tri pikë që e afrojnë me objektivat e saj sezonalë në fazën kualifikuese të Botërorit, pasi ka forcuar pozitat e saj si vend i dytë në grupin K. Por gara ka ende dhe dy takime të rëndësishme ku duhen pikët. Gjithsesi, fitorja me Serbinë ka ngritur entuziazmin në kampin e Kombëtares, me kuqezinjtë që tashmë janë një hap larg “play-off”-it. Gjithsesi, trajneri Silvinjo u shpreh se ekipi duhet të fokusohet te dy takimet e nëntorit me Andorrën dhe Anglinë, teksa u ndal dhe te miqësorja me Jordaninë mbrëmjen e sotme, që për trajnerin është një takim ku duhet të provohen lojtarët me më pak minuta në këmbë. “Nuk besoj në miqësore,...