Shqipëria mbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Jordanisë, asnjë mungesë te kuqezinjtë

Shqipëria mbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Jordanisë, asnjë mungesë te kuqezinjtë

13 Tetor 2025 20:40 Telesport Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Jordanisë, që do të luhet në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00. Kuqezinjtë zhvilluan një seancë të plotë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik, ndërsa të gjithë lojtarët janë gati për sfidën ndaj Jordanisë. Atmosfera brenda grupit është shumë e mirë dhe pozitive. Biletat për ndeshjen e nesërme, Shqipëri – Jordani, janë në shitje online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.