Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Jordanisë në “Air Albania”
Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme miqësore ndaj Jordanisë, që do të luhet në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00. Kuqezinjtë zhvilluan një seancë të plotë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik, ndërsa të gjithë lojtarët janë gati për sfidën ndaj Jordanisë. Atmosfera brenda grupit është shumë e mirë dhe pozitive. Biletat për ndeshjen e nesërme, Shqipëri – Jordani, janë në shitje online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”./FSHF/ Vazhdo leximin