Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Itali-Izrael, protesta të shumta në Udine. Mbi 10 mijë njerëz dhe 350 shoqata duan që ndeshja të mos luhet
13 Tetor 2025 19:25 Telesport Italia do të presë Izraelin sonte në mbrëmje, në një ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Ndeshja do të luhet në “Stadio Friuli” në Udine dhe pritet të shoqërohet me protesta të shumta. “La Repubblica” raporton se pritet të jenë të paktën 10 mijë njerëz dhe mbi 350 shoqata që do marrin pjesë në marshimet në formë proteste para se të nisë ndeshja. Thirrja e tyre është për bojkotin e kësaj ndeshjeje për shkak të situatës në Gaza, por kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh nga Federata Italiane. Kjo e fundit ka marrë masa të forta në mënyrë që mos të cënohet siguria në stadium dhe mbarëvajtja e ndeshjes. Nga oficerët e shumë të...