Kosova në Goteborg ndaj Suedisë, zbardhen formacionet

Kosova në Goteborg ndaj Suedisë, zbardhen formacionet

Kosova në ndeshje vendimtare. Dardanët kthehen të luajnë ndeshjen e dytë të tetorit, teksa pas pak (20:45) do të përballet me Suedinë në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborgut. Pas barazimit 0-0 ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri”, skuadra kosovare kërkon të ruajë pozicionin e saj në Grupin B të kualifikimeve për Botërorin 2026, zona europiane. Në anën tjetër, Suedia ndodhet në një periudhë të vështirë. Skandinavët e kanë nisur tmerrësisht keq fushatën kualifikuese me vetëm një pikë në tre ndeshjet e para Formacionet zyrtare: Suedia: Johanson, Lagerbielke, Hien, Lindelof, Bernhard, Bergvall, Ayari, Svensson, Gudmunsen, Gyokeres, Isak. Tr: Jon Dahl Tomason Kosova: Muriq, Gallapeni, Hajrizi, Hajdari, Krasniqi, Vojvoda, Avdullahu, Hoxha, Muslija, Asllani, Muriqi.Tr: Franko Foda.