“Ballkani, laborator i Europës”, Rama: Rajoni ynë është një horizon i ri që Europa mund ta zbulojë

“Ballkani, laborator i Europës”, Rama: Rajoni ynë është një horizon i ri që Europa mund ta zbulojë

Liderë të Ballkanit Perëndimorë, zyrtare të Bashkimit Europian dhe investitorë të huaj u mblodhën në Tiranë në Samitin e Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor. Fjala hapëse e këtij takimi të nivelit të lartë, u mbajt nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Kryeministri Edi Rama, i cili kishte dhe një mesazh për vendet e unionit, që sipas tij duhet të ndryshojnë qasjen për rajonin. “Po përvijohet një hartë e re, jo në letër, por në hapin tonë të të ardhurit bashkë dhe më afër BE. Fluksi i turistëve dhe investimet europaine janë zgjim i një ideje të thjeshtë, por të fuqishme, që Ballkani Perëndimor nuk është oborr i pasmë i Evropës dhe as lagjja e tij e dorës së dytë, por një...