Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ekipi që luan për mbijetesë, kërkon të rikthejë Mauro Icardi-n në Serie A
13 Tetor 2025 18:48 Telesport Torino nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon, pasi gjendet në vendin e 16-të me vetëm 5 pikë pas gjashtë javësh. Për të mos rrezikuar rënien nga kategoria, Torino është gati të bëjë një goditje të bujshme në merkaton e janarit. “La Stampa” raporton se Torino ka nisur kontaktet me Galatasaray-in për një rikthim të mundshëm të Mauro Icardit në Serie A. Rikthimi i argjentinasit në Itali është mëse i mundshëm, pasi me klubin turk i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni dhe vështirë se mund të ketë një rinovim. Problem është paga që lojtari fiton në Stamboll, plot 6 milionë euro në sezon, gjë që mund të vërë në vështirësi financat e një klubi si Torino. Sipas...