“S’ka më eksporte, s’ka më prodhim”, Braçe ngre alarmin:Metalurgu po kthehet në kamerier, bujku në sanitar

“S’ka më eksporte, s’ka më prodhim”, Braçe ngre alarmin:Metalurgu po kthehet në kamerier, bujku në sanitar

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka ngritur shqetësimin mbi rënien në sektorin e bujqësisë dhe industrisë. Ai është shprehur se kjo rënie e dukshme ka nisur që prej 2024-ës por është materializuar edhe përgjatë këtij viti, duke ndikuar kështu edhe rënien e eksportit. Teksa shton se kemi ndryshime strukturore të ekonomisë kombëtare. Në fund deputeti drejton disa pyetje: “A ju duket e drejtë që metalurg të kthehet në kamarier?, Ju duket e drejtë që një bujk të kthehet në sanitar? Unë mendoj që jo.” Fjala e Plotë e Erion Braçes “Ekzistojnë sepse themi se Bankës së Shqipërisë i kanë ngelur edhe dy tre muaj. Shqetësimet që kam lidhen drejtpërdrejt me disa problematika që u mundova...