Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pesë persona të fshehur në kamion për t’u larguar nga Shqipëria, njëri prej tyre në kërkim ndërkombëtar
Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Rolet”, duke arrestuar dy shtetas nga Tirana, G. Xh., 48 vjeç dhe E. B., 45 vjeç, të cilët kishin fshehur në kamionët që drejtonin pesë shtetas shqiptarë që synonin të largoheshin ilegalisht nga vendi. Sipas njoftimit të policisë, njëri prej personave të fshehur, rezulton të jetë I.L, 34 vjeç, i cili është në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Ai është dënuar nga Gjykata e Ankonës me mbi 7 vjet burg për vjedhje, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. “Nga verifikimet e mëtejshme në kuadër të këtij operacioni dhe nga shkëmbimi i informacionit ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, rezultoi se njëri prej 5 shtetasve që synonin të dilnin...