BE hap “thesin” për Ballkanin Perëndimor/ 4 miliardë euro për projekte zhvillimi, ja çfarë përfiton Shqipëria

BE hap “thesin” për Ballkanin Perëndimor/ 4 miliardë euro për projekte zhvillimi, ja çfarë përfiton Shqipëria

Në Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor janë shpalosur disa projekte, të cilat me garancinë e Bashkimit Europian mund të implementohen nga disa biznese, në Ballkanin Perëndimor, duke i sjellë këtij rajoni 4 miliardë euro. Dy janë investimet e drejtëpërdrejta që pritet të ndodhin në Shqipëri. Ato fokusohen në fushën e Energjisë së Rinovueshme dhe Industrisë së qëndrueshme. 1. CWP Europe – Ferma diellore dhe sistem magazinimi baterish në Mal të Zi dhe ferma ere në Shqipëri Ndërtim i një ferme ere prej 600 MË në Shqipëri dhe një ferme diellore + sistem magazinimi baterish prej 400 MË në Mal të Zi. Do të kontribuojë në sigurinë energjetike, përdorimin e kabllit HVDC nënujë që lidh me Italinë, reduktimin e emetimeve të CO₂ me rreth...