Newcastle “blindon” Tonalin, 150 mln euro kaluzola e shitjes, Juve del jashtë garës?

Newcastle “blindon” Tonalin, 150 mln euro kaluzola e shitjes, Juve del jashtë garës?

Sandro Tonali shprehu dëshirën për t’u rikthyer në Serie A, vetëm pak ditë më parë gjatë një interviste të dhënë për mediat në grumbullimin me kombëtaren italiane, duke lënë të kuptohet se një rikthim në Itali nuk do të ishte i pamundur në të ardhmen. Megjithatë, kërkesat e Newcastle United e bëjnë këtë një objektiv të vështirë për Juventusin dhe klubet e tjera italiane. Sipas raportimeve nga tabloidët britanik, Newcastle ka vendosur çmimin e mesfushorit në 130 milionë sterlina, rreth 150 milionë euro. Një shumë e tillë e bën të pamundur një transferim për momentin, duke e kthyer Tonalin në një ëndërr të largët për “Zonjën e Vjetër”. Përveç çmimit të kartonit, ka dhe pagën e lojtarit që është një tjetër pengesë. Tonali ka një...