Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Javë e qëndueshme, por fundjava sjell…”/ Meteorologia Porja tregon surprizat e papritura të motit për ditët në vijim
Meteorologia, Lajda Porja, në lidhje live, bëri parashikimin e motit, duke thënë se kjo javë do të jetë një javë e qetë, ku sot edhe nesër moti do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të lehta dhe kalimtare. Ajo tha se do të jetë një javë tipike vjeshte përsa i përket temperaturave, me minimale që shkojnë në 5 gradë Celsius dhe maksimalja 26 gradë Celsius, e gjithë java do të jetë rreth kësaj vlere. “Dita e mërkurë parashikohet që të ketë më shumë vranësira në territor, ku vetëm zonat malore do të kenë reshje të pakta. Dita e enjte dhe e premte do të shtojë mundësinë për shi, kryesisht në zonat jugore-juglindore, ku do të ketë dhe rrebeshe të izoluara”, u shpreh Lajda. E...