Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Qeveria Rama, menaxhim katastrofik”/ Arsimi i lartë në Shqipëri, reagon deputeti: Jashtë çdo standardi ndërkombëtar
Falë menaxhimit katastrofik të qeverisë Rama, arsimi i lartë në Shqipëri po përjeton një krizë të thellë që dëshmohet edhe nga fakti se asnjë universitet publik shqiptar nuk është renditur në klasifikimin prestigjioz botëror të Times Higher Education për vitin 2026. Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të ndërmarrë menjëherë reforma të thella, bazuar në meritë, cilësi dhe transparencë, për të shpëtuar arsimin nga kolapsi i plotë. Deklarata e plotë: Falë ‘qeverisë Rama’, Shqipëria thyen një tjetër rekord për keq: Universiteti publik lihet jashtë renditjes botërore të Times. Partia Demokratike denoncon me shqetësim të thellë gjendjen dramatike të arsimit të lartë në vend, e cila është ekspozuar haptazi nga publikimi i fundit i renditjes botërore të universiteteve nga Times Higher Education (THE), më 9 tetor...