Telashe për Maresca, mesfushori Enzo Fernandez dëmtohet me kombëtaren dhe rrezikon të mos luajë të shtunën

Telashe për Maresca, mesfushori Enzo Fernandez dëmtohet me kombëtaren dhe rrezikon të mos luajë të shtunën

13 Tetor 2025 13:22 Telesport Mesfushori i Chelsea, Enzo Fernandez, është larguar nga kampi stërvitur i Argjentinës për shkak të një problemi me gjurin. Mesfushori luajti në miqësoren e fituar 1-0 të Argjentinës ndaj Venezuelës të premten, përpara se të zëvendësohej në minutën e 78-të. Një deklaratë nga Federata e Futbollit të Argjentinës tha se Fernandez nuk do të luajë më gjatë pushimit ndërkombëtar për shkak të sinozitit, një lloj ënjtjeje, në gjurin e djathtë. Nuk dihet ende nëse Fernandez do të luajë për Chelsea në sfidën e radhës në Premier League, atë ndaj Nottingham Forest, të shtunën në drekë. Blutë kanë vuajtur nga një sërë problemesh me lëndime javët e fundit. Edhe Reece James u detyrua të tërhiqej nga kombëtarja e Anglisë, me Levi...