Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Perla e Manajt “rezervon” fazën “play-off”, tani në “lojë” futet…Anglia
Triumfi historik ndaj Serbisë bën me krah shqiponjat kuqezi, një arritje e jashtëzakonshme që do të kujtohet ndër vite. Perla e Rey Manaj dërgoi në delir të gjithë tifozët shqiptar kudo në botë, u festa gjatë nga vetë protagonistët, por mbi të gjitha u festua pafund nga tifozët, për ta djemtë e Sylvinho-s e arritën objektivin kryesor, e fituan Botërorin e tyre. Pas festës, është koha për të bërë llogari pasi fitorja në Leskovac na dhuroi vendin e dytë, por për të shkuar në “play-off” janë ende në lojë edhe dy takime të tjera. Me 11 pikë në 6 ndeshje, Shqipëria rrëmbeu me spektakël vendin e dytë, plus 4 pikë në raport me Serbinë, por rivalët e përjetshëm kanë në dispozicion një ndeshje më shumë,...