Kurti humb zgjedhjet lokale/ Vetëvendosja fiton 3 komuna, Prishtina në balotazh, kryeson LDK

Kurti humb zgjedhjet lokale/ Vetëvendosja fiton 3 komuna, Prishtina në balotazh, kryeson LDK

Qytetarët e Kosovës votuan të dielën në zgjedhjet lokale për kryetarët dhe këshillat e rinj në 38 komuna. Në bazë të numërimit të deritanishëm të votave, në 21 komuna qytetarët kanë zgjedhur që në rundin e parë krerët e komunave, ndërkaq në 17 të tjerat do të zhvillohet rundi i balotazhit. Kryeqyteti Prishtina është në mesin e komunave që do të shkojnë në balotazh kur do të përballen Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Sipas rezultateve preliminare, në Prishtinë do të përballen Përparim Rama i LDK me Hajrullah Çekun e LVV. Në rundin e parë të zgjedhjeve Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës fituan në tre komuna, LDK në dy, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma e kanë fituar nga një komunë, sikurse...