Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Sacchi: Pse të mos e imagjinojmë Zidane te Juve? Do të ishte zgjedhje romantike…
13 Tetor 2025 10:56 Alfred Lleshi Në një shkrim për “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi, ka folur për të ardhmen e Zinedine Zidane: “Pyetja ime është: pse një trajner që ka krijuar një ‘makineri’ kaq të bukur futbolli nuk po punon? E di që ai dëshiron të jetë trajner i Francës dhe kjo është e kuptueshme. Si futbollist ishte hero për vendin e tij, duke e udhëhequr kombëtaren fillimisht drejt titullit botëror e më pas europian”. Sacchi ka një dëshirë tjetër: “Kam një shpresë. Ai ka qenë juventin i madh, u bë yll me fanellën bardhezi, pati si mentor Marcello Lippi dhe mësoi shumë prej tij. Atëherë, pse të mos e imagjinojmë Zidane në pankinën e Juves? Jo tani, jo menjëherë, sepse...