Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Gratë nga gjithë Maqedonia e Veriut në fushatë vullnetare për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit (video)
Në prag të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, një grup grash nga qytete të ndryshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut u bashkuan në një fushatë kreative, me qëllim ngritjen e vetëdijes për kontrolle të rregullta shëndetësore, si një nga mënyrat më efektive për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje. Ky projekt u ideua nga kanali Luaj derën me tekst të shkruar nga Xhemazije Rizvani, ndërsa kamera dhe montazha u realizuan nga Fitim Marovci. Fushata u zhvillua pa asnjë mbështetje materiale, si një nismë plotësisht vullnetare, që bashkoi aktore, profesioniste të fushave të ndryshme dhe gra që kanë përjetuar nga afër betejën me kancerin e gjirit.Mbështetja për realizimin erdhi nga: Teatri Shqiptar i Shkupit nën drejtimin e Ismet Ramadanit, Teatri i...