Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Zidane konfirmon dëshirën për të drejtuar kombëtaren e Francës: Jam i sigurtë, por të shohim
13 Tetor 2025 9:33 Telesport Zinedine Zidane ende synon të bëhet trajner i Francës, megjithëse nuk është i sigurt për këtë. “Jam i sigurt se do të kthehem te detyra e trajnerit dhe ajo që dua është të bëhem trajner i ekipit kombëtar një ditë. Do ta shohim se si do të vijnë gjërat”, tha ikona e futbollit francez. Në lidhje me një të ardhme te Juventus, ai shtoi: “Nuk e di, por është gjithmonë në zemrën time“, tha Zizu. Në moshën 53 vjeç, ish-fituesi i Kupës së Botës me Juventus konsiderohet favoriti për të pasuar Didier Deschamps, i cili do të japë dorëheqjen si trajner i Francës. “Për të qenë një trajner i mirë, gjëja më e rëndësishme është të kesh pasion për futbollin...