Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Giroud: Ky është klubi ku do ta mbyll karrierën, jam gati ta ndihmoj Francën nëse ma kërkojnë
13 Tetor 2025 9:43 Telesport Rikthimi në Europë dhe aktivizimi me Lillë duket se ka rilindur sulmuesin francez Olivier Giroud, tashmë 39 vjeç. “Po përqendrohem te ky vit, duke u siguruar që të shkojë mirë dhe do të bëjmë një bilanc në fund”, tha sulmuesi francez. Edhe ai është i vetëdijshëm se tashmë fundi i karrierës është afër. “A do të jetë Lille klubi im i fundit? Absolutisht, pa dyshim“, tha Olivier Giroud në një intervistë, ku diskutoi gjithashtu një rikthim të mundshëm në ekipin kombëtar. “Nuk kam dëshirë të kthehem; kam marrë tashmë një homazh të mrekullueshëm. Po sikur të më telefononin? Do të duhej të kishte një urgjencë të vërtetë në sulm që të rikthesha”, shtoi Giroud. Më tej, ai tha: “Pesë sulmues...