Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Riparimi i segmentit Vorë-Durrës, bllokohet sot qarkullimi. ARRSH: Përdorni rrugët alternative
Nga sot bllokohet qarkullimi i automjeteve në drejtimin Vorë- Durrës. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se në kuadër të zbatimit të projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike”, segmentet Vorë-Maminas-Sukth-Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit do të jenë të bllokuara për një apo dy ditë. ARRSH u sugjeroi qytetarëve përdorimin e rrugëve alternative sikurse Vorë-Maminas-Katër rrugët e Shijakut-Durrës. Po ashtu, ARRSH sqaron se pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit-Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe kohëzgjatje. “Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka nisur zbatimin e projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit”. Duke filluar nga 13.10.2025, do të ketë bllokim të qarkullimit në...