Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Teatri i politikës shqiptare/ Iris Luarasi: Kafja e parlamentit shuan çdo armiqësi PD-PS
Ka qëndruar për vite përballë studentëve dhe po aq gjatë ka ndjekur politikën dhe foltoren e Kuvendit si analiste. Për Iris Luarasin, kalimi nga një “aula” në tjetrën është një udhëtim mes dy realiteteve që flasin gjuhë të ndryshme.Nuk i ka provuar ende emocionet dhe ndjesitë e foltores së Kuvendit, sepse kjo legjislaturë ka nisur me shumë debate në sallën e Parlamentit të Shqipërisë.Gjuha konfliktuale dhe e urrejtjes vazhdon ta dominojë atë sallë, një fjalor që shpesh përzien arrogancën me banalitetin. Në atë sallë, siç vëren Luarasi, “rehatia e disave prej tyre nuk vjen nga argumenti, por nga fakti që ke dekada në atë karrige”. Një grup që nuk lëviz, që di të mbijetojë në çdo rotacion pushteti, duke u bërë pjesë e “klubit të...