Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mori karton të kuq përballë Liverpulit, Enzo Mareska: Karton i vlefshëm, do e merrja përsëri nëse fitoja
Adriatik BALLA Trajneri i Çelsit, Enzo Mareska, tha se kartoni i kuq që mori në fund të fitores 2-1 ndaj kampionëve në fuqi të Premier League, Liverpul, ka qenë “i vlefshëm”, ndërsa ka folur edhe për “presionin” që ndjeu pas emërimit të tij në “Stamford Bridge”. Trajneri italian ishte një nga folësit e ftuar në “Festival dello Sport” në Trento këtë fundjavë, së bashku me emra si Luçiano Spaleti, Roberto Mançini dhe Zinedine Zidane. 45-vjeçari vjen pas një fitoreje të madhe ndaj Liverpulit, por u përjashtua nga loja dy minuta para fundit për shkak të një kartoni të dytë të verdhë, pas golit vendimtar të Estevao në kohën shtesë. Maresça ishte paralajmëruar që në pjesën e parë dhe mori kartonin e dytë kur doli nga...