Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë shtatzënisë
Një ushqyerje e rregullt nënkupton një ushqim të ekuilibruar, të shumëllojshëm dhe që përmban të gjitha lëndët ushqimore të domosdoshme për ruajtjen në mënyrë të përkryer të nevojave tuaja dhe të bebit brenda jush. Si rregull, gjatë shtatzënisë ju nuk keni nevojë për ndonjë dietë të veçantë (me përjashtim të rasteve kur vuani nga ndonjë sëmundje). Megjithatë duhet thënë se disa ushqime përdoren më shumë se të tjerat, sepse krijesa në rritje shpenzon një pjesë të konsiderueshme për nevojat e veta dhe për pasojë është i domosdoshëm plotësimi i rezervave të harxhuara. Kjo nuk do të thotë që të “ushqeheni për dy”, apo t’i ktheni momentet e vakteve në fiksime me dietat, tabelat dhe kaloritë. Shtatzënia nuk duhet të shkaktojë ndryshime të mëdha në sjelljen...