Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
KUALIFIKUESET, 45′ e para: Polonia shënon direkt nga goditja e këndit, Danimarka lë Greqinë jashtë Botërorit
12 Tetor 2025 21:30 Telesport Kanë përfunduar pjesët e para të katër takimeve të mbrëmjes për kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Në “Copenhagen”, Danimarka po udhëheq 3-0 ndaj Greqisë. Rasmus Hojlund shënoi për danezët në minutën e 21-të, duke përfituar nga një top i kthyer mbrapsht gabim nga mbrojtësi grek. SHIKOGOLIN Danezët shënuan në fund të pjesës së parë dy gola në dy minuta, Andersen 40′ dhe Damsgaard 41′. Në Kaunas, Polonia po fiton 0-1 në transfertë ndaj Lituanisë. Për polakët shënoi Sebastian Szymanski direkt nga goditja e këndit në minutën e 15-të. SHIKOGOLIN Në Varazdin, Kroacia po fiton 1-0 ndaj Gjibraltarit, me golin e Toni Fruk në minutën e 30-të. Në sfidën e fundit, barazim pa gola mes Rumanisë dhe Austrisë.