Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Drejtësia që prodhoi padrejtësinë
Në orën 15:35 të datës 6 tetor 2025, Astrit Kalaja goditi për herë të fundit çekiçin e gjyqtarit. Ende nuk kishte përfunduar leximin e vendimit, kur u qëllua me 3 plumba në gjoks. Plumba që e lanë të vdekur në vend, në prezencë të sekretares dhe të pranishmëve në sallën e vogël të Gjykatës së Apelit në Tiranë. Drejtësia u godit në zemër, brenda tempullit të saj. Autori, që ishte palë e tretë në proces, qëlloi edhe dy të pranishëm, që ishin pala paditëse dhe doli qetësisht nga salla numër 3. Dorëzoi armën tek një punonjës gjyqësor dhe qetësisht iu afrua policëve që ndodheshin jashtë, duke u thënë: Unë e vrava. Ndërsa motivi duket se ishte akumuluar për 33 vite me radhë, nga familja e...