Balotelli ka një kritikë të madhe për Italinë e Gattuso-s: Kjo gjë nuk më pëlqen

Balotelli ka një kritikë të madhe për Italinë e Gattuso-s: Kjo gjë nuk më pëlqen

12 Tetor 2025 20:35 Telesport Mario Balotelli është nga ato pak personazhe që i thonë gjërat troç, ashtu siç i mendojnë. Në një intervistë të dhënë së fundmi në “Festivalin dello Sport” në Trento, Balotelli ka folur për kombëtaren aktuale italiane dhe ka zbuluar gjënë që nuk i pëlqen aspak. “Për mua, ekipi kombëtar është një temë e madhe diskutimi. Ky nuk është një sulm ndaj askujt, por shumë herë, shoh lojtarë që luajnë për ekipin kombëtar pa dëshirën për të mbrojtur fanellën e kombit, dhe nuk më pëlqen. Mungesa e dëshirës, ​​nuk më pëlqen. Kur isha në ekipin kombëtar, isha krenar që përfaqësoja Italinë, dhe kjo është ajo që më mungon”, tha Balotelli. Dhe për sa i përket nëse Italia do të kualifikohet për...