Nga nata e frikës së Beogradit, tek agimi i krenarisë së Leskovcit

Nga nata e frikës së Beogradit, tek agimi i krenarisë së Leskovcit

Kjo nuk ishte thjesht një ndeshje futbolli. Ishte një udhëtim mbrapa në kohë, në plagën që na la 14 tetori 2014, dhe një kthim madhështor në të tashmen, ku historia u shkrua ndryshe, më e pastër, më e fortë, më shqiptare se kurrë. Shkuam në Serbi me hijen e asaj nate famëkeqe mbi supe. Atëherë flamuri jonë u rrëmbye, lojtarët u sulmuan, britmat “vritini shqiptarët” kumbuan në stadium si një jehonë urrejtjeje e trashëguar. E gjithë ajo egërsi vetëm pse guxuam të ishim vetvetja. Ajo plagë nuk u harrua kurrë, ajo na futi mllefin në palcë dhe mosbesimin në gjak. E kishim në memorje, dhe kujtesa nuk fal. Këtë herë, për ndeshjen e 11 tetorit 2025, ata u fshehën pas termit “organizim normal”, por frika...