Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Shkëlqeu me Serbinë, Strakosha përfshihet në formacionin më të mirë europian
12 Tetor 2025 13:41 Telesport Thomas Strakosha është në formë të shkëlqyer. Portieri kuqezi mbrëmë luajti në mënyrë fantastike kundër Serbisë, ndeshje e fituar 0-1. Gardiani i portës sonë shfaqi refleks të jashtëzakonshëm dhe bëri pritje vendimtare. Falë kësaj paraqitjeje, Strakosha ka marrë vlerësiin 8,4 nga SofaScore, duke u përfshirë në formacionin më të mirë europian të kësaj jave në kualifikueset e Botërorit. Në mbrojtje janë përzgjedhur Alibek Kasym i Kazakistanit, Andreas Christensen i Danimarkës dhe Laifis i Qipros. Ndërkohë, mesfusha përbëhet nga Kenzhebek i Kazakistanit, Frederiksberg i Islandës, Joshua Kimmich i Gjermanisë dhe Posch i Austrisë. Sulmi? Pa surpriza. Janë përzgjedhur Cody Gakpo i Holandës, Marko Arnautovic i Austrisë dhe Kylian Mbappe i Francës.