VIDEO / “Heroi i Leskovacit”, Manaj përjetësohet në Mitrovicë me një mural

VIDEO / “Heroi i Leskovacit”, Manaj përjetësohet në Mitrovicë me një mural

Rey Manaj është nderuar me një mural në Mitrovicë, pas golit të shënuar në fitoren historike ndaj Serbisë në Leskovac. Sulmuesi i Kombëtares është përjetësuar me një mural, ku Manaj paraqitet gjatë festës me shqiponjë. Shqipëria mposhti Serbinë me rezultatin 1-0 në stadiumin “Duboçica” të Leskovacit. Ishte sulmuesi Rey Manaj ai që ndezi festën kuqezi, duke shënuar një supergol në minutën e parë shtesë së pjesës së parë, shkruan A2. Festa e Manajt me simbolin e shqiponjës dykrenare në zemër të Serbisë ishte një moment që do të mbahet mend gjatë. Ekipi i trajnerit Sylvinho, pavarësisht presionit dhe thirrjeve tensionuese nga një numër i kufizuar tifozësh vendas, arriti ta menaxhojë me heroizëm rezultatin deri në fund, duke treguar një mbrojtje kompakte të udhëhequr nga Thomas...