VIDEO – Arrestohen dy të rinj nga Bardhajt, u kapën me makinë duke shpërndarë kanabis sativa…

VIDEO – Arrestohen dy të rinj nga Bardhajt, u kapën me makinë duke shpërndarë kanabis sativa…

Si rezultat i kontrolleve të kryera, bazuar në të dhënat e siguruara nëpërmjet rrugëve operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kapën në flagrancë dy shtetas, të cilët po qarkullonin me automjet me qëllim shitjen e lëndës narkotike kanabis. Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve Aurel Shkrepaj dhe Ardian Ballza, si dhe gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:Aurel Shkrepaj, 21 vjeç, dhe Ardian Ballza, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.”  Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse...