Nga vërshëllima e fundit e arbitrit, deri në dhomat e zhveshjes. Dalin pamjet e festës kuqezi në Leskovac

Nga vërshëllima e fundit e arbitrit, deri në dhomat e zhveshjes. Dalin pamjet e festës kuqezi në Leskovac

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e festës së Kombëtares, duke nisur nga vërshëllima e fundit e arbitrit e deri në dhomat e zhveshjes. Shqipëria mposhti Serbinë me rezultatin 1-0 në stadiumin “Duboçica” të Leskovacit. Ishte sulmuesi Rey Manaj ai që ndezi festën kuqezi, duke shënuar një supergol në minutën e parë shtesë së pjesës së parë, shkruan A2. Festa e Manajt me simbolin e shqiponjës dykrenare në zemër të Serbisë ishte një moment që do të mbahet mend gjatë. Ekipi i trajnerit Sylvinho, pavarësisht presionit dhe thirrjeve tensionuese nga një numër i kufizuar tifozësh vendas, arriti ta menaxhojë me heroizëm rezultatin deri në fund, duke treguar një mbrojtje kompakte të udhëhequr nga Thomas Strakosha. Kjo fitore i jep Shqipërisë mundësinë...