Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Isha i çmendur”/ Vlahoviç tregon prapaskenën në dhomën e zhveshjes dhe sulmon shokët te Serbia
Dushan Vlahoviç u shfaq i tronditur pas humbjes së Serbisë me Shqipërinë. Te kuqezinjtë mjaftoi goli i Rei Manajt për fitoren historike në Leskovac. Vlahoviç u shpreh pas ndeshjes duke përmendur ndër të tjera edhe minutat që lojtarët kanë me klubet respektive. Po ashtu tregoi si ndihej në dhomën e zhveshjes: “Nuk është e lehtë, është padyshim humbja më e vështirë për mua që kur kam qenë në ekipin kombëtar dhe mendoj se edhe djemtë e tjerë ndihen njësoj. Një ditë e vështirë për ne, një mbrëmje e vështirë, nuk ka asgjë për të shtuar. Nuk luajtëm mirë, nuk fituam disa ndeshje, pati një humbje të vështirë kundër Anglisë dhe është normale që njerëzit janë të pakënaqur. Mendoj se ky është realiteti për momentin. Është...