Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Albin Kurti voton në Prishtinë! U bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhjet lokale
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar këtë të diel në Fakultetin Juridik në Prishtinë, në kuadër të zgjedhjeve lokale për kryetarë dhe asamble komunale. Pas votimit, Kurti u deklarua shkurt para mediave, duke theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për jetën e përditshme të qytetarëve dhe të ardhmen e komunave. “Sot është një ditë shumë e rëndësishme. Po vendosim për katër vitet e ardhshme në komunat tona – për çerdhet, shkollat, ujin dhe shërbimet në lagje e fshatra,” tha ai. Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të mos qëndrojnë indiferentë, por të marrin pjesë në procesin zgjedhor si një formë e përfshirjes direkte në vendimmarrje. “Përveç se jemi qytetarë, jemi edhe banorë të komunës. Prandaj i...