Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mediat “masakrojnë” Serbinë: Tragjedi! Shqipëria e shuajti ëndrrën tonë për në Botëror
Nata e së shtunës në Leskovac do të kujtohet gjatë si një nga mbrëmjet më të errëta në historinë e futbollit serb pas humbjes 0-1 nga Shqipëria, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Një disfatë e tillë ka shkaktuar tronditje në opinionin sportiv dhe valë të forta reagimesh nga gazetat më të rëndësishme. Kurir ka goditur fort humbjen duke e titulluar: “Serbia përjeton një nga dështimet më të vështira në histori. Shqipëria feston në Leskovac dhe eliminon Serbinë nga Kupa e Botës”. Një tjetër gazetë e rëndësishme si Blic Sport ka vendosur si titull kryesor: Tragjedi dhe fundi i ideve të Dragan Stojkovic: ëndrrat e Serbisë për Botërorin i shuan Shqipëria në Leskovac. Edhe Alo.rs nuk tregon mëshirë për disfatën ndaj Shqipërisë:...