Duka: Prisni edhe pak, sepse Botërori është një malore e madhe

Duka: Prisni edhe pak, sepse Botërori është një malore e madhe

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka përshëndetur fitoren e Kombëtares kundër Serbisë, në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Leskovacit. Në një lidhje live për A2 CNN, Duka tha se ndeshja ishte një sfidë me ngarkesa të mëdha psikologjike. Ai shtoi gjithashtu se kualifikimi në Botëror nuk është i pamundur, teksa theksoi se futbollistët duhet të përgatiten për ndeshjet e radhës. “Ju uroj të gjithëve për fitoren, ishte një fitore e mirë, me goxha ngarkesa psikologjike dhe për arsye të këtyre ngarkesave ndoshta edhe e teproj pak me modestinë. Çunat kanë të drejtë të festojnë dhe kanë të drejtën e tyre. Mund të festojnë edhe sot, edhe nesër, pastaj duhet të përgatiten për ndeshjen miqësore dhe akomë më shumë duhet të përgatiten...