Trajneri i Serbisë jep dorëheqjen pas humbjes: Nuk shkoj në Andorra

Trajneri i Serbisë jep dorëheqjen pas humbjes: Nuk shkoj në Andorra

Trajneri i Kombëtares serbe, Dragan Stojkoviç, ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas humbjes me Shqipërinë në stadiumin e Leskovacit. Lajmin ai e bëri të ditur vetë në konferencën për media që zhvilloi pas ndeshjes, ku tha se Kombëtarja shqiptare e meritoi fitoren. Ai shtoi gjithashtu se nuk do të udhëtojë me ekipin serb drejt Andorrës, pasi sipas tij, është e pakuptimtë, teksa shtoi se i ka ofruar dorëheqjen Presidentit të klubit. “A kemi lojtarë më të mirë? Nuk e di. Kjo përzgjedhje lojtarësh ka qenë zgjedhja ime. U përpoqa ta zgjidhim këtë ndeshje në favorin tonë. Ose kam gabuar në zgjedhje, ose thjesht kam gabuar, por ja që ndodhi kështu. Kur të largohem, do të largohem me krenari. Ka qenë privilegj të jem trajner i vendit...