Zgjedhjet lokale në Kosovë, qytetarët i drejtohen kutive të votimit

Zgjedhjet lokale në Kosovë, qytetarët i drejtohen kutive të votimit

Të dielën, më 12 tetor, qytetarët e Kosovës i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët dhe asamblistët komunalë në 38 komunat e vendit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e drejta për të votuar u takon 2,025,105 qytetarëve brenda territorit të Kosovës, ndërsa 43,993 qytetarë janë regjistruar për të votuar përmes postës nga jashtë vendit. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 19:00. KQZ ka konfirmuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë, me përjashtim të disa vendvotimeve ku mund të ketë pasur vonesa të vogla. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deklaroi se materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë dhe se institucionet përkatëse janë angazhuar për mbarëvajtjen e procesit, përfshirë Policinë...