Fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë, në vëmendjen e medias ndërkombëtare

Fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë, në vëmendjen e medias ndërkombëtare

Fitorja e djeshme e kombëtares shqiptare të futbollit kundër Serbisë (0-1), e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës në Futboll 2026 ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare: AFP Trajneri i ekipit kombëtar serb të futbollit, Dragan Stojkoviç, njoftoi dorëheqjen e tij dje në mbrëmje pas një humbjeje 0-1 në shtëpi ndaj Shqipërisë në kualifikueset për Kupën e Botës 2026. “Kjo humbje nuk duhej të kishte ndodhur dhe unë pranoj përgjegjësinë për të. Jam këtu për t’u përballur me pasojat”, tha Stojkoviç në një konferencë për shtyp pas ndeshjes, e cila u zhvillua në qytetin jugor të Leskovacit. ”Rezultati ishte shumë i keq, nuk e prisja”, u ankua ai. Ai shtoi se ia kishte paraqitur dorëheqjen presidentit dhe sekretarit të përgjithshëm të Federatës...