“Heroi” i Shqipërisë në Leskovac, Manaj: Goli më i rëndësishëm i karrierës, e ndjeja që do shënoja

“Heroi” i Shqipërisë në Leskovac, Manaj: Goli më i rëndësishëm i karrierës, e ndjeja që do shënoja

Sulmuesi Rey Manaj, autori i golit ndaj Serbisë, nuk fshehu emocionet pas fitores 0-1. “E ndjeja që do të shënoja. Jam shumë i kënaqur për të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën. Duhet të vazhdojmë sërish sepse kemi edhe dy ndeshje të tjera. Sot çunat dhe ata që ishin në stol e dinim këtë presion të ndeshjes. Presioni ishte më i madh këtu sesa në Tiranë. Atje ishte një atmosferë në shtëpinë tonë, por sot ishte më e ndjeshme. Me thënë të drejtën jam shumë i kënaqur. Sot besoj se duhet të festojmë dhe nesër do të vazhdojmë të mendojmë për Andorrën. Rëndësi ka të bëj gola. Ky ishte goli më i rëndësishëm i gjithë karrierës sime”, u shpreh Manaj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e...