Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Për Kombëtaren jam gati të vd*s në fushë, mesazhin e parë ma dërgoi gruaja”, flasin Uzuni dhe Hysaj
Myrto Uzuni ishte surpriza e vetme e Sylvinho-s në formacionin titullar ndaj Serbisë dhe sulmuesi beratas nuk zhgënjeu, duke bërë një ndeshje të madhe. Në intervistën për “Supersport” pas ndeshjes, Uzuni tregon se është gati të japa çdo gjë për kombëtaren, edhe të vd*s në fushë madje. “Është një fitore e madhe, trajneri dhe stafi kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Unë jam i gatshëm të sakrifikoj për ekipin, nuk më intereson edhe nëse luaj si mbrojtës. Kur thërritesh në ekip duhet të japësh jithçka në fushën e lojës. Isha i gatshëm, prisja momentin, për këtë komb jam gati të jap çdo gjë, edhe të vd*s në fushë madje”, tha Uzuni. Elseid Hysaj po ashtu sonte bëri një ndeshje të jashtëzakonshme, e disata rresht në...