Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kuqezinjtë në avantazh, tension në minutat e fundit në Leskovc, Manaj lë fushën i dëmtuar, në vendin e tij Daku
Shqipëria luan ndeshjen më të rëndësishme të kësaj fushate kualifikuese, ku në Leskovc përballet me Serbinë, një duel direkt për vendin e dytë në Grupin K që të dërgon në “Play Off”-et e Botërorit. Sylvinho i ka besuar rreshtimit të tij “bazë” 4-3-3. Në portë është Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë është treshja Asllani, Laçi dhe Shehu. Ndryshimi i vetëm vjen nga krahu i majtë i sulmit, aty ku nuk do të jetë as Bajrami dhe as Hoxha, por Myrto Uzuni, ndërsa krahu i djathtë i është besuar Brojës. Në majën e sulmit do të jetë sërish Manaj. Ndërkohë edhe Serbia ka publikuar 11-shen e saj me rreshtimin 3-5-2. REZULTATI LIVE: SERBI 0-1 SHQIPËRI Manaj 45+1′ KOMENTI...