Real Madrid “tradhton”Lunin, gjen që tani pasardhësin e Courtois

Real Madrid “tradhton”Lunin, gjen që tani pasardhësin e Courtois

11 Tetor 2025 20:21 Telesport Edhe pse kontrata e Thibaut Courtois skadon në vitin 2027, Real Madrid ka filluar që tani nga puna për të gjetur pasuesin e denjë të portierit belg. Pavarësisht se në ekip kanë një portier shumë të mirë si Andriy Lunin, drejtuesit madrilenë duket se nuk i besojnë shumë 26-vjeçarit dhe kanë piketuar një portier të ri, i cili po paraqitet shumë mirë në La Liga. Bëhet fjalë për Vladyslav Krapyvtsov, portierin 20-vjeçar ukrainas, i cili u transferua si lojtar i lirë te Girona dhe deri tani ka rënë në sy me nivelin e treguar. Skautët e Real Madrid do monitorojnë nga afër paraqitjet e portierit të ri ukrainas këtë sezon, i cili është një nga disa emrat që po ndiqen...