Julian Alvarez drejt Barcelonës, Atletico Madrid gjen zëvendësuesin në Serie A

Julian Alvarez drejt Barcelonës, Atletico Madrid gjen zëvendësuesin në Serie A

11 Tetor 2025 20:38 Telesport Prej kohësh po përflitet për interesin e madh të Barcelonës për Julian Alavrez. Argjentinasi shihet nga katalanasit si zëvendësuesi ideal i Robert Lewandowski-t, pasi polaku do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë. Transferimi i mundshëm i Alvarez drejt Barcelonës nuk do të jetë aspak i lehtë, por jo i pamundur. Atletico Madrid do të hiqte dorë prej tij vetëm për shifrën mbi 120 milionë euro, shifër që duket e vështirë momentalisht për financat e Barcelonës. Megjithatë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është i bindur që verën e ardhshme, Alvarez do të transferohet në “Camp Nou”. Ende nuk dihet nëse është thjesht një premtim elektoral, pasi para janë zgjedhjet presidenciale te Barcelona, apo ka diçka të vërtetë...