Arbana Osmani tregon çfarë ndodh prapa kamerave: Ka raste që të ftuarit kërkojnë të mos dalin disa pjesë

Arbana Osmani tregon çfarë ndodh prapa kamerave: Ka raste që të ftuarit kërkojnë të mos dalin disa pjesë

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një përgjigje të sinqertë për pyetjet që i vijnë rregullisht nga publiku. Një prej tyre e pyeti nëse i ka ndodhur ndonjëherë që ndonjë i ftuar t’i kërkojë të mos publikohet një pjesë e intervistës dhe Arbana nuk ngurroi të japë një përgjigje të hapur e plot reflektim. “Sigurisht, dhe është krejt normale,” – shkroi ajo. “Në kohën kur në mediat sociale deklaratat shkëputen nga konteksti, videot e shkurtra orientojnë shikuesit gabim, komentet janë të pamëshirshme dhe titujt abuzivë, të gjithë personazhet tregohen shumë të kujdesshëm për të mos u keqkuptuar. Unë si një njeri që keqkuptohem herë pas here, i mirëkuptoj plotësisht.” Arbana, e cila prej vitesh është një...