Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Hysaj shkruan historinë për Shqipërinë ndaj Serbisë, barazon rekordin e kapitenit Cana
11 Tetor 2025 19:35 Telesport Pak minuta na ndajnë nga sfida e shumëpritur mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të luhet në Leskovac, në kushte të forta sigurie. Për të gjithë ata që do jenë në fushë, nuk kanë nevojë për motivim për këtë ndeshje, pasi dihet historia e saj, por për Elseid Hysajn do jetë një ndeshje tejet e veçantë. Me ndeshjen e sotme, Hysaj numëron 93 ndeshje me fanellën e Shqipërisë, duke barazuar rekordin e mbajtur nga kapiteni legjendar Lorik Cana. Mënyra më e mirë për ta festuar këtë arritje, sigurisht që është vetëm me një fitore. Hysaj ka qenë në formë shumë të mirë në ndeshjet e fundit me Shqipërinë. Shpresojmë që e njëjta gjë të ndodhë dhe sonte, pasi Shqipëria...