Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Serbët nuk kanë nga t’ia mbajnë, detyrohen të “flasin” shqip në Leskovc
Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushën e lojës pas pak në orën 20:45 në stadiumin “Dubočica”. Kuqezinjtë do të përballen me Serbinë në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Në prag të nisjes së këtij dueli, në stadiumin e Leskovcit është ndezur dhe monitori i madh i stadiumit. Teska shihen logot e Serbisë dhe Shqipërisë, vendasit janë detyrar të shkruajnë në gjuhën shqipe. Në monitor i urohet mirëseardhja tifozëve dhe të pranishmëve të tjerë në stadium. Në ekranin e madh është shkruar edhe në gjuhën shqip, “Mirë se erdhët”.