Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
E PABESUESHME! Erling Haaland humb dy penallti rresht brenda një minute (video)
11 Tetor 2025 18:33 Telesport Norvegjia është duke u përballur me Izraelin në Olso, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Në minutat e para të ndeshjes ka ndodhur një episod aspak i zakontë, me protagonist Erling Haaland. Në minutën e 4-të, Erling Haaland gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Sulmuesi norvegjez godet me të majtën, por ndalet nga portieri izraelit. SHIKOPENALLTINE1 Ndërhyn arbitri kryesor dhe penalltia duhej të ripërsëritej, pasi portieri kundështar doli nga vija. Në mënyrë të habitshme, Haaland humb penalltinë për herë të dytë brenda një minute. Këtë herë, Haaland gjuan në krahun tjetër nga hera e parë, por portieri Peretz e pret penalltinë për herë të dytë. SHIKOPENALLTINE2 Përsa i përket rezultatit, Norvegjia po kryeson 3-0 pas 30 minutash,...