Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Me Allegri-n kam pasur shumë grindje, por këta dy trajnerë ndryshuan futbollin”, Ibrahimovic flet pa doreza
I pranishëm në eventin “Festival dello Sport” në Trento, Zltan Ibrahimovic nuk ngurroi t’iu përgjigjej pyetjeve para publikut, ashtu siç di ai. Ibrahimovic pranoi se ka pasur “shumë grindje” me Max Allegrin te Milani, por trajner italian i kuqezinjve është “një fitues” së bashku me Fabio Capellon. “Kam pasur shumë grindje me Allegri-n, jo vetëm njëherë. Kur ke dy njerëz me mentalitet fituesi, kjo është normale, jo çdo ditë ka dashuri dhe përqafime, duhet të ketë një anë tjetër të këtyre situatave. Karaktere të ndryshme, mentalitete të ndryshme, mund të duket si ‘uau, çfarë ndodhi?’ kur del në gazeta, por është e natyrshme për ne. Sidomos për mua”, tha Ibrahimovic. “Capello është vendi ku filloi vërtet karriera ime si lojtar i klasit botëror, ai hapi...